Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Areola paralajmëron Buffonin: Jam unë titullari te PSG

Pasi kaloi 17 sezone te Juventus, Gianluigi Buffon, mund të zbarkojë në Paris. Klubi francez i ka bërë ofertë portierit dhe ky i fundit ka kërkuar pak kohë për t’u menduar. Nëse italiani shkon në “Parc des Princes”, atëherë mendohet se do të largohet Alphonse Areola, që në vitin e kaluar parakaloi Kevin Trapp duke u bërë titullar.

Për portierin e tretë të kombëtares së Francës, me origjinë nga Filipina, pati disa hipoteza në Serie A me Napoli dhe Roma që ishin në gjurmët e tij, por ai nuk ka ndërmend të largohet nga PSG.

“Nëse do të kem mundësinë të qëndroj te Paris Saint-Germain, nuk dua të largohem. Objektivi im është të vazhdoj të luajë si titullar dhe të fitojë trofe me këtë klub. Dua të rritem dhe të bëhem ndër më të mirët në këtë sport. Isha në stol, u huazua për tre sezone, por më pas u ktheva dhe fitova vendin e titullarit. Tani jam unë titullari i PSG,” – tha Areola.

Related posts

Ramos elozhe Ronaldos: Një sulmues si Cristiano nuk kemi parë kurrë më parë

Q.Autor

Lajm i keq për Real Madridin, shikojeni kush është kthyer në stërvitjen e Bayern Munichut

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS SË VERËS/ Ja arsyja pse Hazard refuzoi kalimin tek Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment