Futboll Seria A Sport

Lotito “i dashuruar” me SHQIPTARËT/ Gati nënshkrimi me ish-lojtarin e Torinos

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, duket se është i dashuruar pas futbollistëve kuqezi. Përmes drejtorit sportiv të bardhekaltërve, Igli Tare, kohët e fundit në radhët e klubit roman janë afruar një numër i konsiderueshëm lojtarësh shqiptarë. Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Riza Durmishi, i afruar së fundmi nga radhët e Betis, apo edhe Valon Berisha, një tjetër operacion që pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, të gjithë këta janë disa prej emrave që kanë veshur apo do të veshin fanellën e Lazios. Lotito, i cili ka në pronësi edhe skuadrën e Salernitanës kërkon që edhe aty të afrojë futbollistë kuqezi.

Kështu, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Salernitana është vënë në ndjekje të mesfushorit Migjen Basha. Për Barin (ekipi ku aktivizohet 31-vjeçari) mesfushori ishte një ndër elementët më të rëndësishëm, edhe pse në fillim marrëdhënia e tij me teknikun Fabio Grosso nuk ishte nga më të mirat. Raporti shumë shpejt u rikthye në normalitet dhe largimi duket disi i vështirë, por me sa duket vetë Basha i ka hapur rrugë transferimit te Salernitana, kjo edhe për faktin se me teknikun Colantuono ka bashkëpunuar gjatë kohës kur ai drejtonte Barin. Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe shumë shpejt mund arrihet akordi.

Ndërkohë që më herët Salernitana ka shfaqur interes edhe për Ledian Memushaj. Tek aftësitë e mesfushorit vlonjat beson shumë trajneri Colantuono ndaj do të bëhet e pamundura që akordi me Beneventon të arrihet sa më shpejt. Pas Lazios, Salernitana është një tjetër skuadër italiane që mund të shndërrohet në një mini-fole kuqezi.

Related posts

EPOKA E RE/ Projekti i trajnerit Flick, kërkon një Gjermani “Made in Bayern”

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Sulmuesi tremb Liverpoolin, ja deklarata e Klopp

Delo.autor

REAL MADRID-VILLARREAL/ Mariano shënon për Real, Casemiro i “fal” golin e barazimit miqve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment