Futboll Sports

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Skuadra angleze e Leeds United ka një “ëndërr”. Të ul në stol Marcelo Bielsa. Sipas mediave angleze, Bielsa është shumë pranë akordit me klubin që militon në kategorinë e dytë angleze, Championship dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet ditën e nesërme.

Klubi i Yorkshire tentoj të firmoste me trajnerin e Aston Villa, Steve Bruce, për shkak të kohës që po merrte për të arritur një marrëveshje me Bielsa, por duket se ata më në fund kanë arritur objektivin e tyre të parë.

Emërimi Bielsa duhet të konfirmohet në orët e ardhshme pasi “Telegraph Sport” ka zbuluar se 62-vjeçari ka rënë dakord në parim, për t’u ulur në stolin e ekipit anglez. Leeds nuk ka luajtur në Premier Ligë që nga viti 2004, por ardhja e Bielsa është një perspektivë intriguese.

Ish trajneri i Kilit, Athletic Bilbao dhe Marseille pritet që t’i japë Leeds një identitet krejtësisht të ri në fushë.

Ka nga ata që dyshojnë nëse Bielsa do të jetë në gjendje të transferojë idetë e tij me sukses, por vendimi i Leedit ka ngjallur besim tek tifozët e Leeds.

Tek Leeds, Bielsa do të drejtoj dhe ish-sulmuesin e Partizanit, Caleb Ekuban.  Afrikani i natyralizuar në italian është aktivizuar në 20 ndeshje me Leeds, ku ka shënuar dhe një gol.

Related posts

E PAPRITUR/ JUVENTUS-INTER rrezikon të luhet me pak tifozë, fajin e ka NAPOLI sepse…

Isa.Autor

NUK NDALET DHUNA NË FUTBOLL/ Sherr masiv mes Shënkollit dhe Orikut, ndërpritet ndeshja. Ndërhyn policia

Delo.autor

SERIE A/ Bastet në futboll, tre ish-futbollistë të Italisë do të dalin para Gjykatës

Sadik.Autor

Leave a Comment