Gossip Sport

Martohet trajneri i Lacios, por i vëllai mungon…

Këto janë disa nga fotografitë e ceremonisë së dasmës mes Simone Inzaghi dhe Gaia Lucariello në Montalcino, në krahinën e Toskanës të Italisë. E pranishme në dasmë ishte edhe ish-e dashura e trajnerit të Lazio, Alessia Marcuzzi, prezantuese e famshme e emisioneve televizive në Itali, por mungonte vëllai i tij, Filippo Inzaghi.

Dy ish-futbollistët, aktualisht trajnerë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por “Superpipo” ka qenë i detyruar të mungojë sepse ka qenë në ndeshjen “play off” të Serie B mes Venezia dhe Perugia, ku ka pasur si rival një mik të ngushtë, Alessandro Nesta.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Argjentina barazon shifrat ndaj Francës. Di Maria shënon super gol

Sadik.Autor

Trajneri Kraja projekton ndryshime radikale, ja kush rrezikon formacionin te Vllaznia

Sadik.Autor

Dënimi qesharak i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, vjen reagimi i Federatë Zvicerane

Isa.Autor

Leave a Comment