Futboll La Liga Sports

Më në fund! Griezmann vendos sonte për të ardhmen (VIDEO)

Antoine Griezmann, mbrëmjen e sotme do të flasë më në fund rreth të ardhmes së tij. Sulmuesi, prej disa muajsh vazhdon të jetë në qendër të medias për një kalim të mundshëm të tijin në Barcelonë. Mirëpo, në media ka qarkulluar edhe një tjetër lajm që lojtari do të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”. Sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në Madrid, thuhet se lojtari ka pranuar që të rinovojë me bardhekuqtë, pavarësisht akordit të arritur më parë me Barçën.

Kanali “Movistar Plus”, në profilin zyrtar në “Twitter” ka publikuar një video të francezit, ku njofton publikun që sot në orën 21:15 do të vendosë për të ardhmen. Gazetari spanjoll, Paco Gonzales paralajmëroi se sulmuesi kishte përhapur dy versione, atë të qëndrimit dhe largimit nga Atletico. Duke bërë audiencën të kishte edhe më shumë dyshime rreth të ardhmes së tij. Ndaj, vetë lojtari ka vendosur që të konfirmojë të ardhmen e tij para medias mbrëmjen e sotme.

“Duhet të jeni ngopur nga komentet që thonë se nëse iki, nëse qëndroj, sa më japin….Por, e vërteta është ajo që do të them tani”- thotë lojtari në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Griezmann ka bërë katër sezone me Atletico-n, ku ka zhvilluar 142 ndeshje dhe ka shënuar 79 gola. Sulmuesi është një nga objektivat kryesore të kësaj merkatoje vere për blaugranët, të cilët kërkojnë me patjetër t’a kenë në skuadër. Momentalisht 27-vjeçari është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij në Rusi, ku do të luajnë në kuadër të Kupës së Botës.

Related posts

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ “Fenomeni” bën parashikimin: Kjo skuadër fiton trofeun, ja rezultati (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Portieri i Barcelonës transferohet tek klubi i La Ligas…

Delo.autor

E BUJSHME/ Në 2006 i dha Kupën e Botës, Lippi kthehet te Italia me rol tjetër!

Delo.autor

Leave a Comment