Futboll Sport

Mediat spanjolle:Portieri brazilian i Romës Alisson te Reali për 75 milionë euro

El Mundo Deportivo është e bindur se portieri brazilian i Romës, Alisson Becker do të veshë fanellën e Realit sezonin e ardhshëm.

 Sipas të përditshmes spanjolle, Florentino Perez ka rritur ofertën nga 60 në 75 milionë euro dhe ka bindur drejtuesit e Romës që të pranojnë transferimin.

Zyrtarizimi i Alisson te kampionët në fuqi të Europës do të bëhet menjëherë sapo të përfundojë aventura e Brazilit në “Rusi 2018”, ndërsa mbetet ende pezull e ardhmja e Keilor Navas.

Alisson Becker ishte protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Romën, duke ndihmuar verdhekuqtë të garojnë deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ai shikohet si portier titullar edhe te Brazili i Tites, që do të debutojë në Botëror të dielën, në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Related posts

“Çmendet” arbitri në Serbi, shikoni çfarë penalltie inekzistente ka akorduar (VIDEO)

Sadik.Autor

Alarmi i arbitrave italianë: Rrezikojmë një Calciopoli tjetër

Sadik.Autor

Matic e lë pa fjalë Mourinhon, serbi tregon se për çfarë ka nevojë United

Sadik.Autor

Leave a Comment