Futboll Premier League Sport

Menaxheri i Hysajt: Është shumë i lidhur me Sarri-n, mund të transferohet te Chelsea

Me ardhjen e Carlo Ancelotti-t në drejtimin e Napolit shumë ndryshime pritet te kjo skuadër. Deri më tani janë larguar Pepe Reina dhe Rafael, gjithashtu në mëdyshje janë Hamsik i cili po shqyrton ofertat nga Kina si dhe Jorginho për të cilin City ka bërë një ofertë 50 mln euro.

 

Në diskutim është edhe e ardhmja e mbrojtësit shqiptar te Napoli, Elseid Hysaj. Vetë ky i fundit në një prononcim ka deklaruar se largimi i Sarri-t për të është një lajm i keq, pavarësisht se është afruar një emër si Ancelotti.

 

Ish-trajneri i Napolit, Sarri, me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të drejtojë një ekip në “Premier League”, me Chelsea-n që është pretendent për ta marrë. Për Sarri-n thuhet se mund të marrë me vete në Londër edhe Hysajn, fjalë këto të cilat gjejnë kuptim edhe në një intervistë të menaxherit të futbollistit.

Mario Giuffredi, për Radio “Kiss Kiss Napoli” deklaroi: “Elseid pëlqehet nga Chelsea por ai është mirë te Napolidhe klubi është i gatshëm që të ridiskutojë kontratën e tij. Napoli është një klub i madh, por Hysaj është shumë i lidhur me Sarri, që nëse shkon te Chelsea ose Tottenham dhe nëse ndonjëri prej këtyre klubeve paguan klauzolën, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Gjithsesi, edhe nëse do të çeleshin këto tratativa, nuk është e thënë që të pranojmë të largohemi”.

Related posts

MILAN VAZHDON I PAMPOSHTUR/ Parma ndal “Kuqezinjtë” dhe ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

RUDIGER KAFSHON POGBA/ Francezi e fal por UEFA mund të hap hetim (VIDEO)

Delo.autor

DOMINIMI I TIRANËS/ “Tërbohet” kapiteni i Crvena Zvezdës, shikoni çfarë bëri gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment