Futboll La Liga Sport

Messi çon në delir tifozët katalanas/ Argjentinasi mirpret sulmuesin brazilian

Nga Argjentina i grumbulluar me kombëtaren albiceleste për Kupën e Botës Rusi 2018, Lionel Messi flet për Barcelonën dhe për ish shokun e tij të skuadrës Neymar Jr, i cili do të jetë një rivalët e mëdhenj të yllit argjentinas në Botërorin rus.

Messit nuk i pëlqejnë aspak zërat që e japin të ardhmen O’Ney te Reali i Madridit teksa në një intervistë është shprehur se do të dëshironte që Neymar jo vetëm të mos transferohej te Los Blancos por madje të rikthehej te Barcelona. “Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej.

Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, deklaroi Lionel Messi.

Related posts

FITORE HISTORIKE/ Triumfi spektakolar i Kosovës “tërbon” serbët, ja çfarë shkruajnë mediat… (FOTO)

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ WEST HAM/ Trajneri Tuchel: Mjekët do të më vrasin, por besoj se…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tirana shkarkon trajnerin Ardian Mema

Delo.autor

Leave a Comment