Futboll Sport

Mijëra euro nga Flamurtari, refuzon sulmuesi i Shkëndisë

Flamurtari është një nga ekipet shqiptar që nuk i ka problem paratë, por në Maqedoni është një shqiptar që i refuzoi në merkaton e janarit. Në sajtet maqedonase të botës së futbollit thuhet se Besmir Bojku jo vetëm që ka refuzuar ofertën e Flamurtarit të Vlorës, por edhe 22 mijë euro të ofruara nga presidenti Sinan Idrizi.

Sulmuesi Bojku, i lindur më 3 janar 1995, para se të nënshkruante për Shkëndijën, pati një ofertë nga kuqezinjtë e Vlorës, por djaloshi nga Struga në atë periudhë refuzoi për t’u bërë pjesë e kuqezinjve të Tetovës.

Duke refuzuar ofertën nga Vlora, e cila ishte afatshkurtër, Bojku firmosi për Shkëndijën, me të cilën do të vijojë karrierën deri në qershorin e vitit 2020. Sezonin e fundit me kuqezinjtë e Tetovës ai luajti në 19 takime, 11 nga të cilat i nisi si titullar dhe shënoi 2 gola në kampionat. Bojku në të shkuarën ka qenë i grumbulluar rregullisht nga përfaqësueset e moshave të Maqedonisë.

Flamurtari gjatë dy viteve të fundit ka gjetur treg në Maqedoni, ku këtë vit që sapo u mbyll lojtarët e afruar nga ky kampionat ishin të shumtë. Disa prej tyre lanë mbresa në Vlorë, ndërsa të tjerë as që u duartrokitën nga tifozët kuqezi për atë çka dhanë, sidomos në fazën e dytë të kampionatit. Me lehtësitë e krijuara nga FSHF-ja për lojtarët që janë me pasaportë maqedonase, numri i tyre është shtuar në Shqipëri. Mirëpo, nga ana cilësore shpesh herë lënë për të dëshiruar.

Related posts

FOTOLAJM/ Gjesti human i trajnerit të Tiranës, shikoni se çfarë bën para stërvitjes së fundit në Gjeorgji

Delo.autor

KLASIKJA/ NEYMAR injoron ICARDIN dhe DYBALËN: Mëkat që mungon MESSI

Isa.Autor

E BUJSHME/ Media e madhe gjermane reportazh për derbin Tirana-Partizani: Lufta i kalon kufijtë sportivë

F.autor

Leave a Comment