Futboll Seria A Sports

Milan mund të nënshkruajë me Callejon vetëm me një…

AC Milan është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin yll të Napolit, José Maria Callejon. Ish-ylli i Real Madridit ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh, e cila nuk është problem për “Djallin”. Gjithsesi për të siguruar shërbimet e spanjollit, “Tuttosport” shkruan se kuqezinjtë do të bëjnë një ofertë për Callejon vetëm nëse Suso do të largohet nga “San Siro” gjatë merkatos së verës. Në adresë të yllit të kuqezinjve ka patur interes nga disa klube, mes tyre edhe Liverpool-i, klubi i parë i spanjollit.

Ish-sulmuesi i Liverpool-it, gjithashtu ka tërhequr edhe interesin e Napolit dhe mund të largohet. Kohët e fundit është folur edhe për një shkëmbim mes Milanit dhe Napolit për dy sulmuesit e krahut. 31-vjeçari ka qenë një lojtar stabël në formacionin e Napolit, teksa ka zbritur në fushë në të gjitha ndeshjet e Serie A (38) duke regjistruar 10 gola dhe 15 asiste. Gjithashtu ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asist në Champions League.

Për të nënshkruar me Suso, përveç Callejon drejtuesit e nënkampionëve të Italisë duhet të ofrojnë edhe para, pasi ai është vetëm 24-vjeç dhe ka një të ardhme të ndritur. Ancelotti ka dhënë aprovimin e tij për këtë tratativë, por mbetet për t’u parë nëse presidenti De Laurentiis do të hidhet në sulm për ish-lojtarin e Liverpool-it dhe do të pranojë të paguajë 40 milionë euro klauzolë për numrin 8 të Milanit.

Gjithashtu drejtuesit e Milanit, janë shumë afër mbylljes së marrëveshjes edhe me Memphis Depay sipas raporteve të fundit. Holandezi do të ishte një zgjedhje më e mirë për trajnerin Gennaro Gattuso që e kishte në qendër të vëmendjes yllin 24-vjeçar gjatë barazimit të Holandës me Italinë. Anësori ishte një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Lyon vitin e kaluar, duke shënuar 22 gola në 47 ndeshje.

Related posts

ÇELSI PRET BATE BORISOV/ Ja kush janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve (FOTO)

Isa.Autor

‘Krisen’ marrëdhëniet e Mourinhos me United, drejtuesit të pakënaqur me rezultatet

Q.Autor

E BUJSHME/ POBGA pranë largimit nga Man United, drejt kampionatit më të fortë

Isa.Autor

Leave a Comment