Futboll Seria A Sport

Milinkovic-Savic: Një trofe do më realizonte ëndrrat

Milinkovic-Savic futbollisti serb është gati për sfidën e botërorit. Për të ky është eventi i parë ndërkombëtar me ekipin e parë. Në një intervistë për “fifa.com”, Sergej e ka nisur me shprehjen “Mendoj se jam në një vend të mirë tani”, e kjo nuk surprizon asnjë nga ata që e kanë ndjekur 23-vjeçarin në sezonin e kaluar.

I gjatë dhe dominant në qëndrën e fushës, duket sikur është një yll në ngjitje që thjesht ka intensifikuar rezultatet në muajit e fundit. E tashmë pritet të jetë një nga talentet që do shkëlqejë në këtë kompeticion. I pyetur nëse e ndjen presionin për të pasur sa më shumë rezultate ai ka thënë: “E dashuroj presionin, pasi nxjerr në pah më të mirën time. Kështu ndihem më së miri dhe jap maksimumin në fushë. Ata që më njohin mund t’a konfirmojnë këtë”.

Më tej, serbi tha: “Jam absolutisht gati për në Rusi. Në qoftë se do më duhet të fitoj besimin e trajnerit Krstajic do bëj më të mirën time që tja shpërblej”, tha Savic, që e di se e pret një sfidë e madhe në Grupin E, pasi do përballet me Brazilin, Costa Rikën dhe Zvicrën, një grup vërtet i fortë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus do yllin meksikan, kërkesa është 100 milionë euro

Delo.autor

E PABESUESHME/ John McGinn ndëshkon Manchester City-n pas 20 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo shpëton përsëri Realin, “madrilenët” në gjysëmfinale (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment