Futboll Premier League Sport

Mourinho e thotë hapur/ Nuk jam “lodhur” ende nga klubet, në Manchester kam shumë…

Trajneri portugez i “djajve të kuq” Jose Mourinho, është shprehur së fundmi se dëshiron të vazhdojë të drejtojë klube dhe se me gjasë do të jetë pjesë e klubit anglez të paktën deri në përfundim të kontratës që së fundmi u zgjat deri në vitin 2020. Portugezi në të shkuarën është shprehur se një ditë dëshiron të drejtojë kombëtaren portugeze, por nuk ka treguar asnjëherë se kur do të heq dorë nga drejtimi i klubeve. Sipas tij kjo të ndodh në momentin që do të “ndihet i lodhur”. Ai madje u shpreh se “është shumë më larg të qënit i lodhur tani se sa ishte disa vite më parë”.

Ndërkohë përsa i përket Botërorit që fillon mbas disa ditësh trajneri portugez u shpreh se Argjentina dhe Portugalia mund të bëjnë mirë fal dy fenomeneve Messi dhe Ronaldo që mund ti përmirësojnë ekipet e tyre më shumë se çfarë ato tregojnë në letër. Ndërkohë Brazili mbetet gjithmonë një ekip për tu parë sipas tij. Nga kombëtaret Evropiane ai veçoi Spanjën për shkak të ndërthurjes që ka mes lojtarëve të mirë dhe eksperiencës.

Related posts

Lorik Cana nis një sport të ri, shikoni ku ka hipur (FOTO)

Sadik.Autor

KOSOVA PRANË HISTORISË/ “Dardanët” shënojnë golin e tretë kundër Azerbajxhanit (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shkelli rregullat e pandemisë, ja sa rrezikon të dënohet Ibrahimovic nga FIFA…

Delo.autor

Leave a Comment