Futboll Sport

Neymar i sinqertë: Nuk e kam vlerën e rekordit prej 222 milionë eurosh

Neymar nuk ka vlerën e 222 milionë eurove, sa PSG ka paguar verën e kaluar për të nënshkruar me të E thotë këtë gjë vetë ylli brazilian. Sulmuesi në fjalë u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, kur skuadra e Ligue 1 pagoi klauzolën për lirimin e tij nga Barcelona.

Neymar impresionoi në kryeqytetin francez në vitin e tij të parë, derisa mori një dëmtim, që solli fundin e parakohshëm të sezonit të tij. 26-vjeçari mendon se PSG ka paguar mbi atë që vlen në të vërtetë, por thotë se gjithmonë ka dashur të shihet si një lojtar “i veçantë”:

“Unë nuk jam krenar për tarifën e transferimit, as për faktin se jam lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë, – tha Neymar për “Spox”. – Kjo është vetëm shumë parash dhe asgjë tjetër. Nuk mund të ndihmoj në këtë drejtim. Personalisht do të kisha paguar më pak për veten time.

Gjithmonë kam dashur të jem i veçantë, ky ishte qëllimi im shumë herët, në të vërtetë që nga fillimet me një klub. Kam punuar dhe sakrifikuar çdo ditë të jetës sime për t’u bërë një profesionist. Kjo ishte ëndrra e vetme, që kam pasur ndonjëherë. Nuk ishte e parashikueshme në atë kohë se do të kisha sukses, por vazhdova të mendoj për këtë. Nuk kishte asgjë tjetër për mua.

Jam krenar që e kam arritur qëllimin tim të fëmijërisë, çka ishte edhe është më e rëndësishmja për mua. Si futbollist duhet të tregoni gjithnjë se kush jeni, jo vetëm duke iu referuar tarifës së transferimit. Kjo gjë nuk ju ndihmon dhe nuk thotë asgjë për sa i mirë jeni vërtet”.

Brazili është duke shpresuar për një fushatë më të suksesshme të Kupës së Botës këtë vit pasi u rrëzua në gjysmëfinale në 2014 me një humbje 7-1 ndaj Gjermanisë. Neymar e humbi atë ndeshje të mallkuar katër vite më parë për shkak të një dëmtimi, por ende ndjen urinë për hakmarrje, duke nisur nga Botërori i Rusisë, që starton sot.

“Pritshmëritë për ne, në vendin tonë, ishin pothuajse çnjerëzore të larta, por Gjermania ishte një kundërshtar i shkëlqyer. Ne e dinim se do të ishte e vështirë, për fat të keq, shkoi gjithçka jo në drejtimin e duhur. Tani kemi mundësinë ta fshijmë atë humbje turpëruese me Gjermaninë, në Botërorin e luajtur në vendin tonë. Ndoshta, ndoshta, do të takohemi përsëri me Gjermaninë dhe shpresojmë se do të kemi një hakmarrje të vërtetë”.

Related posts

“LAUTARO MARTINEZ BËRI MIRË QË QËNDROI TEK INTERI”/ Ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

Delo.autor

JAVË PËR TU HARRUR/ Zhgënjejnë SHQIPTARËT në Zvicër, “buzëqesh” vetëm… (VIDEO)

Isa.Autor

Ronaldo zhbllokohet pas 344 minutash, Juventus mund me vështirësi Sasuolon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment