Futboll Sport

Neymarit “i thyejnë këmbët” në Brazil “dehen” me faullat e tij

Neymar është shënjestra e preferuar e mbrojtësve kundërshtarë. Mjafton fakti që në këtë kampionat botëror ylli i PSG-së është hedhur në tapet plot 14 herë në dy takimet me Zvicrën dhe Kosta Rikën. Por në Brazil faullat ndaj Brazilianit i kanë sjellë fat një “pub”-i. Klubi i natës “Sir Walter” ka marrë një rekord kërkesash për rezervim vendesh për duelin me Serbinë.

Pronari i “pub”-it i ka premtuar çdo klienti se do të pijë një “shot” falas sa herë që Neymar do të goditet nga kundërshtarët. Por braziliani është kritikuar rëndë jo vetëm në vendlindje, por në mediat e huaja për simulime dhe akrobacira të stisura për të fituar penallti, sicc ndodhi në ndeshjen me Kosta Rikën.

Brazili ende nuk e ka zgjidhur kualifikimin dhe për të garantuar vendin e parë i nevojitet fitorja me serbët. Ndeshja luhet në orën 20:00 në stadiumin “Spartak”.

Related posts

Cristiano thyen rekordin e Puskas, sheh nga larg rekordmenin Ali Daei

Sadik.Autor

COPA AMERICA/ Shënohen dy gola të shpejtë, Brazili ndëshkon Perunë (VIDEO)

Delo.autor

SHPËRTHEU ME TË SHARA PAS GOLIT/ Sadiku: Unë kështu jam, i ofendova të gjithë, trajnerin dhe…

F.autor

Leave a Comment