Futboll Sport

Një Kombëtare si “han me dy porta”, a ia ka kush idenë çfarë po ndodh me Shpresat

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë është një rast i veçantë për studim, pasi është unike në llojin e saj. Ndoshta në asnjë përfaqësuese të botës, qoftë edhe për miqësore si ato që po përgatit aktualisht Alban Bushi, nuk afrohen e largohen lojtarët duke u thirrur në minutën e fundit në varësi të rezultateve. Po ashtu, në asnjë vend të botës gjithçka nuk kalon me kaq indiferentizëm sa në institucionin që drejton futbollin në vendin tonë, ku pakkush ia ka idenë se cila është lista aktuale e përfaqësueses U21 për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë.

Një javë më parë, trajneri Alban Bushi doli në konferencë për shtyp dhe publikoi një listë me 22 lojtarë për ndeshjen ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe më pas ato ndaj Bjellorusisë. Gjithçka normale, apo jo? Në fakt nuk është normale sepse që një ditë më vonë, në Kombëtare u ftuan Esat Mala, Alesio Abibi, Kristian Bala dhe Erli Cupi, pa asnjë njoftim zyrtar

Por pas humbjes me Bosnjë Hercegovinën, me një paraqitje tejet zhgënjyese, Bushi ka vendosur të ndryshojë listën, i ndërgjegjshëm që lojtarët që kishte grumbulluar, rrezikonin të përsëritnin shfaqje të njëjta edhe me Bjellorusinë në dy miqësoret e planifikuara javën e ardhshme.

Ndaj si për çudi, pa asnjë njoftim publik siç duhet të ndodhë, në grumbullim shfaqen lojtarë si Taulant Seferi e Ardit Deliu, apo dy net më parë lajmërohet se është i grumbulluar edhe Eraldo Çinari. Padyshim, të gjithë elementë cilësorë dhe që e meritojnë të jenë pjesë e kuqezinjve, por për çudi nuk ishin që në fillim pjesë e përfaqësueses, në atë që ishte ndeshja më e fortë. Atyre mund t’u bashkohet kushedi se kush tjetër, meqë FSHF nuk bën publike listat e hyrje-daljeve në këtë përfaqësuese.

Meqë ra fjala, të gjithë këta lojtarë nuk do të luajnë në edicionin e ardhshëm meqë plotësojnë moshën. Ndaj diskutimet për “përgatitjet për edicionin e ri dhe rinovimin e ekipit”, ndoshta këtë radhë nuk është e arsyeshme të bëhen.

Related posts

REAL MADRID-OSASUNA/ Zidane synon ta ruajë hapin në krye të La Ligas (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Nuk po rinovon me Arsenalin, Juvja e interesuar për Jack Wilshere

Q.Autor

Gruaja e Calhanoglu: Nuk kam e tradhtuar, Hakan më kërkoi të abortoja

Sadik.Autor

Leave a Comment