Futboll Sport

Nuk ka Botëror për Kukësin, nga Brazili vjen përforcimi i radhës!

Futbolli shqiptar ka një emër në këtë merkato verore: Kukësi. Presidenti Safet Gjici duket dorëlëshuar në përforcimet e skuadrës që financon e drejton, aq më tepër që tashmë është zyrtare: Kukësi do të përfaqësojë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve. Pasi bënë disa blerje nga Shqipëria dhe Kosova, tashmë nënkampionët e vendit i kanë hedhur sytë përtej kufijve, deri në Brazil.

Nga vendi i “Sambës” ka mbërritur sot, në ditën e dytë të Botërorit, William Cordeiro Melo, i lindur më 15 korrik 1993. Sulmuesi në fjalë njihet si William Cordeiro, ose thjesht William. Ai është një futbollist brazilian që ka luajtur së fundi për Figueirense, si mbrojtës i djathtë.

I lindur në Itabuna, Bahia, William bëri debutimin e tij në nivel të larta me Marcílio Dias, në vitin 2011. Në nëntor të vitit të ardhshëm ai nënshkroi për Juventus de Jaraguá. Më 24 prill 2013, braziliani u bashkua me Figueirense, ku debutoi më 25 maj, duke qenë titullar në fitoren 3-2 ndaj América-RN.

Më 6 mars 2014, William u huazua tek Atlético Hermann Aichinger, por u kthye në Figueira pas vetëm një ndeshjeje, për shkak të një lëndimi. Më 10 shtator 2014, William bëri debutimin e tij në elitën e futbollit brazilian, duke luajtur 90 minuta të plota në barazimin 1-1 në shtëpi, kundër Fluminense.

Welcome William Cordeiro!🔵⚪️

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Freitag, 15. Juni 2018

Related posts

Supriza, Rafa Benitez drejt stolit të ish-kampionëve të Premier League

Sadik.Autor

JO VETËM BOMBER TEK TOTTENHAM/ Mourinho e bën Harry Kane edhe mjeshtër të…

Delo.autor

PYETET PËR RIKTHIMIN TEK REALI/ Mourinho jep përgjigje enigmatike

F.autor

Leave a Comment