Futboll Sport

Panamaja injoron Argjentinën: Belgjika është më e fortë

Panamaja nuk do ta përdorë barazimin e Islandës ndaj Argjentinës si frymëzim pasi mendon se Belgjika është më e mirë se ekipi i Leo Messi-t.

Panama ka në popull të tërë pas saj teksa po përgatitet të shkruajë historinë ndaj Belgjikës të mbushur me yje si Hazard apo De Bruyne ditën e hënë në Sochi.

Kur pyetet nëse Panama mund të replikojë rezultatin e Islandës ndaj Argjentinës në Grupin G, trajneri Gomez shprehet për gazetarët të dielën: “E përjashtoj këtë gjë. Gjithçka mund të ndodhë. Islanda kishte një ecuri të mirë në Europian.

“Më duhet të them se Argjentina nuk ka kualitetin e Belgjikës. Argjentina dhe Islanda nuk kanë një diferencë aq të madhe sa ne dhe Belgjika. Nuk jemi favoritët, por ku i dihet.

“Cristiano Ronaldo dhe Messi janë alienë, por Belgjika është kandidati i vërtetë për Kupën e Botës. Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Ka mundësi të marrim një rezultat pozitiv.”

Related posts

PAS BARAZIMIT ME REAL MADRIDIN/ Busquets: Ishte rezultati më i drejtë, ndeshja e kthimit do të…

Delo.autor

Spanja ka 10 titullarë dhe një pikëpyetje

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË AMERIKË/ Tensione në Los Angeles-America. Trajneri goditet dhe më pas merr të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment