Futboll Seria A Sport

Pas Lautaro Martinez, një tjetër talent argjentinas afrohet me Inter

Në vetëm Lautaro Martinez, Inter mund të marrë një tjetër futbollist të ri nga Argjentina. Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, ka nisur sulmin për të marrë sulmuesin e Argjentinos Juniores, i lindur në vitin 1998, Nicolas Gonzalez, që shkurt thërritet Nico.

Emri i tij është prej një viti një bllokun e shënimeve të Ausilio dhe e ka ndjekur gjatë gjithë sezonit. Tani ka vendosur ta marrë te ziklatërit. Argentinos Juniors kërkon rreth 10 milionë euro dhe Inter është gati ta paguajë këtë shifër duke qenë se ka marrë edhe miratimin e futbollistit për këtë transferim.

Për Nico Gonzales, që është rritur të akademinë e Argentinos Juniors, është interesuar edhe Paris SG, për këtë arsye Inter po nxiton te marrë. Lojtari që ende nuk ka mbushur 20 vjeç, numëron 42 ndeshje dhe 11 gola në kampionatin elitar të Argjentinës.

Related posts

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Sadiku dhe Bare u mësojnë spanjollëve nga karantina himnin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME MILAN/ “Zikaltërit” gati të “rrëmbejnë” yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Skënderbeu-Kukësi, korçarët marrin lajmin e madh pas dëshmisë në Apelin e UEFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment