Futboll Premier League Sport

Pep Guardiola piketon yllin e Real Madridit nëse Jorginho refuzon

Mateo Kovacic dhe Mario Lemina janë në radarin e trajnerit Pep Guardiola. Të dy aktualisht janë duke u shikuar nga drejtuesit e Manchester City-t, si nënshkrime të mundshme pasi kërkojnë një zëvendësues të Yaya Toure nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet me Napolin për Jorginho. diferenca ndërmjet kërkesës dhe ofertës është rreth 20 milionë sterlina dhe ndërsa bisedimet po vazhdojnë, “Qytetarët” janë të gatshëm të largohen nëse bisedimet tregojnë pak shenja përmirësimi.

Zbulimi i objektivave të tjerë do të rrisë presionin ndaj Napolit për ta shitur, por të dyja alternativat vlerësohen vërtet nga trajneri i City-t. Kovaçiç është pjesë e një skuadre shumë të talentuar të Kroacisë për Kupën e Botës këtë verë, edhe pse ata janë në grupin më të vështirë sëbashku me Argjentinën, Nigerinë dhe Islandën. 24-vjeçari filloi rreth një të tretën e ndeshjeve të Real Madridit sezonin e kaluar, një tjetër skuadër me shumë cilësi dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në çdo vit që ai ka qenë në klub.

Mungesa e kohës së rregullt të lojës mund ta shohë atë të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe ai ka tërhequr interesin e Guardiola kur ai luajti kundër City në International Champions Cup verën e kaluar dhe trajneri spanjoll ka mbetur i mrekulluar nga mesfushori i Realit. Lemina u shndërrua në rekord të Southampton gjatë verës së kaluar kur u transferua nga Juventusi për 18.1 milionë sterlina duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.

Mesfushori gabonez fitoi dopietën nën Max Allegri dhe erdhi nga stoli në humbjen e “Zonjës së Vjetër” në Champions League kundër Real Madridit. Mesfushori erdhi te Juve, pasi kishte punuar nën drejtimin e Marcelo Bielsa në Marseille, Lemina ishte një nga disa që luftuan për një vend të rregullt në formacionin nën Mauricio Pellegrino sezonin e kaluar, por tërhoqi vëmendjen e Pep Guardiola kur Southampton erdhi në “Etihad Stadium”.

Related posts

E RRALLË/ Pepe Guardiola, siç nuk e keni parë kurrë (VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Surprizon Hamilton: Dua të garoj në Moto GP

Isa.Autor

EFEKTI XAVI/ Pas largimit nga Koeman, dështimi ëndërron kthimin si protagonist tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment