Futboll Premier League Sport

Pochettino: Reali klubi më i rëndësishëm, gati për çcdo gjë!

Mauricio Pochettino vijon të mbajë hapur derën për ofertën nga Real Madrid. Në një intervistë për stacionin Radio Rivadavia, trajneri aktual i Tottenham ka folur në lidhje me mbërritjen e mundshme të tij në krye të pankinës së Los Blancos dhe për shanset që përfaqësuesja e Argjentinës ka në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

“Është një nga klubet më të rëndësishëm në botë, është krenari që emri im është lakuar, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, duhet të jesh i përgatitur për atë që mund të ndodhë më pas. Unë jam i lumtur te Tottenham”, deklaroi Pochettino, mbi aludimet se mund të emërohet në krye të Real Madrid.

Në lidhje me Argjentinën dhe shanset e përfaqësueses bardhekaltër për të fituar Kupën e Botës, tekniku i Tottenham deklaroi: “Ky është një nivel i mirë, ne kemi shumë shanse. Ne kemi gjithashtu edhe futbollistin më të mirë në botë. Jam shumë krenar për futbollistët që ka kombëtarja”.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Shamrock Rovers-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

ANGLI-GJERMANI/ Johnson-Merkel të ndarë në gjithçka, rivalitet i zjarrtë edhe në politikë

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Luftëtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment