Futboll La Liga Sport

Pogba-Verratti-Hazard, transferimi i trefishtë që do të çmendë merkaton

Merkato e e skuadrave të mëdha të Europës mund të ndizet menjëherë pas mbylljes së Botërorit. Në orët e fundit po flitet për një interesim të mundshëm të Paris Saint-Germain për Paul Pogba: klubi francez, që ka arritur t’i shpëtojë bllokimit të UEFA-s, është i gatshëm të ofrojë Marco Verratti-n plus një shumë parash për të të siguruar mesfushorin e kombëtares franceze.

Lajmi është dhënë nga “The Sun”, që ka saktësuar se nuk është shumë e qartë nëse Jose Mourinho është dakord me shitjen e ish-lojtarit të Juventus, protagonist i një sezoni me shumë ulje-ngritje dhe që ka patur disa fërkime me trajnerin portugez. Ndërkohë, pavarësisht se flitet për një rinovim prej 10 milionë eurosh në sezon për mesfushorin italian, PSG është e gatshme ta sakrifikojë për të kthyer Paul Pogba në atdhe.

Gjithashtu, sipas “Daily Mail”, Eden Hazard ka kërkuar të transferohet te Real Madrid. Lojtari, i cili realizoi dy gola në ndeshjen e tij të fundit më Belgjikën, po vlerëson një ofertë prej 15 milionë eurosh në sezon që i është bërë nga Chelsea. Numri 10 i “Djajve të Kuq”, gjithsesi, duket se është bindur të largohet.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani përforcohet në sulm

F.autor

SEZONI POSITIV/ Haaland: E prisja, ky është version më i mirë i imi

F.autor

Igli Tare “kursen” Lazion, shumë pranë akordit me sulmuesin e skuadrës së njohur

Sadik.Autor

Leave a Comment