Futboll Sport

Poloni-Senegal, kjo sfidë nuk ka favoritë

Ka qenë një pritje e gjatë për Poloninë dhe Senegalin, por këto dy skuadra do të luajnë ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës pasditen e së martës.

Kolumbia dhe Japonia, dy skuadrat e tjera të Grupit H, kanë cilësitë e duhura për t’u kualifikuar, për këtë arsye çdo rezultat do të jetë vendimtar në këtë grup. Polonia është kualifikuar me lehtësi në Rusi 2018, duke fituar tetë nga 10 ndeshjet kualifikuese dhe duke mos shënuar gol në vetëm një prej tyre.

Por ai takim ka qenë një humbje 4-0 kundër Danimarkës. Në ndeshjen e tyre të fundit para fillimit të Botërorit, polakët kanë mundur 4-0 Lituaninë. Problemi kryesor për Lewandowski me shokë është mbrojtja, që ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës vetë në një nga pesë ndeshjet e fundit.

Një pikë e dobët kjo që Senegali do të kërkojë ta shfrytëzojë, falë sulmit cilësor. Sadio Mane është padyshim ylli i afrikanëve, që do të luajnë në Kupën e Botës për herë të dytë në historinë e tyre. Por, përveç tij, ata kanë në dispozicion edhe lojtarë, si Moussa Sow dhe Keita Balde, pa harruar katërshen e mesfushorëve që vjen nga Premier League dhe Kalidou Koulibaly në qendër të mbrojtjes.

Senegali ka mundur 2-0 Korenë e Jugut në ndeshjen e fundit para Botërorit. Gjithashtu, ata kanë humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit, që do të thotë se Polonia nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Shifra dhe Fakte
– Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy kombëtareve.
– Pesë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Senegalit janë mbyllur në barazim.

– Polonia ka shënuar 9 gola dhe ka pësuar 4 në tri ndeshjet e fundit.
– Polakët nuk kanë arritur të shënojnë në vetëm një nga 10 ndeshjet e luajtura në fazën kualifikuese.

Related posts

TRONDITET KOMBËTARJA/ Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare ish futbollisti (FOTO)

Delo.autor

TENIS/ Zverev “kampion” i vitit, mposht Medvedev dhe triumfon në “ATP Finals”

Delo.autor

RRËFEN ÇELËSIN E SUKSESIT TË TIJ NË RING/ Boksieri Joshua: Triumfoj pasi trajneri im është njësoj si Sir Alex Ferguson

Delo.autor

Leave a Comment