Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA: Zbuloni futbollistin që nuk e lejoi Hazardin të shkonte tek skuadra spanjolle

Eden Hazard është nxitur nga shoku i skuadrës te Chelsea, Cesc Fabregas, për ta shmangur interesin e Real Madridit dhe për t’u bërë një legjendë e klubit nga “Stamford Bridge”. Zërat për transferim të ndërkombëtarit belg nuk janë asgjë e re, me të ardhmen e tij të vënë në dyshim për njëfarë kohe.

Spekulimet, megjithatë, janë ndërtuar përsëri gjatë javëve të fundit, me 27-vjeçarin duke bërë pak për të frenuar thashethemet. Fabregas shpreson se një sagë e tillë e gjatë do të mbyllet përfundimisht e do të jetë e dobishme për Chelsea, me qëndrimin e belgut, i cili ka ende shumë për të arritur në perëndim të Londrës.

Mesfushori spanjoll tha për “The Telegraph”: “Eden Hazard ka cilësitë që të jetë më i miri, sidomos tani që Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi po “plaken”. Ai mund të jetë, gjithashtu, një legjendë e klubit të Chelsea, nëse qëndron. Gjithçka që unë i them atij është të qëndrojë, sepse te Chelsea do të jetë “violinë e parë”.

Ai ka të gjitha atributet dhe është ende në moshën, kur mund të jetë më i miri, kaluar Neymar dhe ndoshta Mbappe. Talenti është në këmbët e tij, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ai është i fortë, i shpejtë, mund të driblojë këdo. Mendoj se Edeni mund të shënojë më shumë gola. Unë besoj në të më shumë se vetë ai.

Kupa e Botës nuk do të vendosë të ardhmen e Edenit, nuk mendoj. Skautët i ndjekin talentet kudo, por ai ka bërë më shumë se sa duhet për klubet u ka luajtur, të gjithë e njohin mirë talentin e tij. Me të vërtetë shpresoj se ai mund të qëndrojë te Chelsea për shumë vite dhe të bëhet një nga legjendat më të mëdha në historinë e klubit.

I ka të gjitha atributet dhe e vetmja gjë që i mungon është Liga e Kampionëve. Nëse qëndron, jam i sigurt se ai do të jetë, nëse jo më i miri, një nga lojtarët më të mirë që Chelsea ka pasur ndonjëherë dhe do të ketë”.

Related posts

INTERI NË KAOS/ Zbulohen arsyet e krizës së zikaltërve, ekipit i mungon…

Isa.Autor

Interi zhbllokon rezultatin ndaj Udineses (VIDEO)

Sadik.Autor

PASI SIGUROI SHËRBIMET E DE JONG/ Bartomeu kërkon: Emri i tij është në tavolinë…

Delo.autor

Leave a Comment