Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Pas Kane, Tottenhami blindon edhe dy “yje” të tjerë…

Harry Kane firmosi për të qëndruar te Tottenham edhe për gjashtë sezone, vetëm pak ditë pasi trajneri Mauricio Pochettino rinovoi deri në vitin 2023, teksa tani klubi londinez është pranë të arritjes së marrëveshjes së re me dy “yje” të tjerë të ekipit: Dele Alli dhe Christian Eriksen.

Kane do të marrë 200 mijë paundë në javë me kontratën e re me Tottenham dhe tanimë, sipas “Mirror” Eriksen dhe Alli do të jenë lojtarët e tjerë që do të arrijë këto shifra dhe do të blindohen nga “spurs” që sezonin e ardhshëm do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e ri me kapacitet 62 mijë vendësh.

Futbollistët e tjerë të Tottenham që rinovuan kontratën pas fundit të kampionatit botëror janë Hugo Lloris, Jan Vertonghen dhe Heung-Min Son.

Related posts

NJË SURPRIZË VJEN NGA MERKATO E VERËS/ “Demi” Lautaro drejt largimit, Inter vihet pas sulmuesit holandez…

Delo.autor

SILLENI SI MAJMUNË/ Federata i ‘shkurton gjuhën’ Jose Mourinhos, e dënon me katër ndeshje

F.autor

MILANI KRIJON TË ARDHURA PËR MERKATON/ “DHURATË” 12 milionë euro nga Turqia, Borini drejt Kinës për…

Delo.autor

Leave a Comment