Futboll Sport

SHQIPONJA e XHAKËS dhe SHAQIRIT/ Mediat serbe nxjerrin MLLEFIN: “I DOGJËM dhe I BURGOSËM familjet e tyre”…

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë gjatë njërës prej ndeshjeve të Botërorit bëri bujë të madhe kur të dy golat i shënuan futbollistët shqiptare, të cilët revoltuan popullin serb duke festuar me shqiponjën me dy duar.

Ata e quajtën fyerje nacionale veprimin e tyre në mes të Serbisë dhe për ditë me radhë mediat serbe kanë shkruar për këtë ngjarje. Së fundmi, njëra prej tyre ka shkruar se festimi i dy shqiptarëve me shqiponjën me dy duar lidhet direkt me serbët, pasi ata e kanë pësuar nga politikat e Beogradit.

Sipas ‘Blic’,  babai i Granitit, Ragip Xhaka, ka bërë tre vite në burgjet serbe për pjesëmarrje në demonstratat e viteve ’80-të, ndërsa shtëpia e Shaqirit në Gjilan është djegur e rrafshuar gjatë luftës.

Media serbe ka publikuar edhe foto nga kampi i stërvitjes së skuadrës së Zvicrës, ku dallohet mbështetja e trajnerit të ekipit, Vladimir Petkoviç, për dy lojtarët shqiptarë.

Related posts

KOICIDENCA NË FUTBOLL/ Dy yjet e Liverpool bëhen baba fiks 9 muaj pas përmbysjes historike ndaj Barçës

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Real Sociedad në “Camp Nou”. Rezultati 2-1

Delo.autor

ZYRTARE: Florent Hadergjonaj nënshkruan me skuadrën e Premier Leagues

Q.Autor

Leave a Comment