Futboll La Liga Sport

Real Madrid hyn në garë për një yll të Chelsea-t

Thashethemet e mediave britanike e lidhin Real Madridin me një nga lojtarët e Premier League. Dhe, këtë herë është N’Golo Kante nga Chelsea, i cili raportohet se është një nga qëllimet e “Los Blancos”.

Interesimi i Real Madridit shpejgohet me mundësinë e largimit të Toni Kroos dhe Casemiro-s, për të cilët pritet që të ketë oferta që ata të lënë “Bernabeu”-n këtë verë. Kante, i cili ka qenë një nga lojtarët më kryesor të ekipit të Chelsea-s, mund të jetë një përforcim ideal që mund të mbërrijë për mesfushën e Real Madrid-it, e cila ka qenë mjaft e rëndësishme për suksesin në Champions League.

Trajneri i Chelsea Antonio Conte mund të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë, dhe ka qenë një nga emrat e lidhur me vendin e punës që është vakant te Real Madrid. Është Florentino Perez i cili duhet që të zgjedhje trajnerin italian si zëvendësuesin e Zinedine Zidane-s, ndërsa lëvizja e Kante në “Santiago Bernabeu” mund të bëhet edhe më e pëlqyeshme.

Sidoqoftë, Real Madrid pritet që të vihet në garë për firmën e tij. Është e kuptueshme që PSG dëshiron sërish lojtarin e kombëtares së Francës, ashtu si edhe disa klube të ndryshme në Itali. Ajo që është e qartë është se tani mund të jetë momenti i duhur që 27-vjeçari të kërkojë një sfidë të re jashtë Anglisë.

Mesfushori ka kaluar tre vite të lumtur në ishull, ku ka arritur që për tre vite të fitojë dy tituj kampionë. Në sezonin e tij të parë ai ngriti lartë trofeun me Leicester-in, ndërsa vjet ai fitoi trofeun me Chelsea-n, pikërisht në sezonin e tij të parë me “Blutë e Londrës”.

Related posts

SHKËNDIJAT BARCELONA-REAL MADRID/ Precedenti i dhunshëm Mourinho-Guardiola, tre “El Clasico” në një…

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi argjentinas arrin marrëveshjen me Chelsean

Isa.Autor

Parlajmërimi i Mou për rivalët e “Tre Luanëve”: Merreni këtë lojtarë para se t’ju a vjedhë Anglia

Q.Autor

Leave a Comment