Futboll La Liga Sport

Real Madridi dëshiron një portugez, PSG e rivalizon

Real Madridi është i interesuar për mbrojtësin e krahut, Raphael Guerreiro, sipas raporteve më të fundit nga “Bild”. Mbrojtësi portugez, gjithashtu është duke u parë nga Arsenali dhe është i njohur që është një objektiv për drejtuesit e Paris Saint-Germain. 24-vjeçari filloi vetëm gjashtë ndeshje të Bundesliga në sezonin e kaluar për shkak të dëmtimeve, por me performancat që ka bërë shikohet si një nga më premtuesit. Në rast se ai pranon të bashkohet me Real Madridin, 24-vjeçari do të jetë një zëvendësues për Marcelo, i cili ka mbushur 30 vjeç. Francezi Theo Hernandez ka luftuar për të bindur drejtuesit e “Los Blancos”, që kur u bashkua nga Atletico Madrid, por duket se nuk shikohet si zgjedhje e parë.

Paris SG e njeh mjaft mirë portugezin, pasi ai ka luajtur kundër kampionëve të Francës gjatë kohës që ishte lojtari i Lorient në Ligue 1, dhe për më tepër ai ka punuar me trajnerin e ri të francezëve Thomas Tuchel. Ai do të ishte një afrim i goditur për klubin e “Parc des Princes”, teksa fakti që trajneri gjerman ka punuar me të është një plus për portugezin. Borussia Dortmund, nga ana e tyre, nuk dëshirojnë të humbasin 24-vjeçarin, i cili u bashkua me ta nga Lorient për 12 milionë euro. Përveç të tjerash Guerreiro mbahet mend për golin e shkëlqyer që shënoi kundër Bayern jo shumë kohë më parë… Ai ka treguar një nivel të lartë në Kampionatin Botëror me Portugalinë, ndërsa ka qenë zgjedhja e parë për trajnerin Fernando Santos. Në dy ndeshjet e para ai ka treguar një nivel të lartë për kampionët e Evropës, teksa Cristiano Ronaldo pritet të ketë një ndikim të madh te ai, nëse Real Madridi vërtet dëshiron të nënshkruajë me 24-vjeçarin.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madridi duhet të nënshkruajë me Hazard dhe jo Neymar

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Islanda dhe Nigeria në kërkim të 3-pikëve

Sadik.Autor

Lopetegui: Mund të zëvendësojë Ronaldon, Benzema nuk më surprizon!

F.autor

Leave a Comment