Futboll Sport

RUSI 2018/ Botërori sipas Ibrës, suedezi bën parashikimet

Pavarësisht përpjekjeve deri në minutën e fundit, Zlatan Ibrahimoviç nuk ia doli të sigurojë një ftesë për të përfaqësuar Suedinë në “Rusi 2018” dhe tashmë do të duhet ta ndjekë Botërorin si spektator.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori. Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimoviç sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjiganti i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.

“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe.

Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk është fare Franca: “Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”.

Related posts

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Përfundon pjesa e parë, barazim total në lojë dhe gola

Isa.Autor

MERAKTO E JANARIT/ Inter pranë goditjes së parë, zëvendësuesi i Handanovic zbarkon në Milano

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Tifozët e Paok-ut “djegin” qytetin pas fitimit të “Kupës së Greqisë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment