Futboll Sport

“Rusi 2018″/ Dita e së vërtetës për Gjermaninë dhe Brazilin, në lojë edhe SHQIPTARËT

Dita e tretë dhe e parafundit e fazës së parë (asaj në grupe) e Kupës së Botës 2018 do të shohë sot në veprim ekipet e grupeve E dhe F, dy nga grupimet më të pasigurta të turneut, sa i takon emrave që do të kualifikohen më tej.

Programi hapet me dy sfidat e Grupit F, që do të startojnë në të njëjtën kohë, në orën 16:00, për të siguruar rregullsinë maksimale. Kampionët e botës në fuqi, Gjermania, do të luajë kualifikimin në Kazan, kundër Koresë së Jugut, tashmë e eliminuar edhe matematikisht.

Për të qenë të sigurtë për të vazhduar udhëtimin e tyre dhe për të shmangur surprizat që mund të marrin nga ndeshja tjetër midis Meksikës dhe Suedisë, në Ekaterinburg, gjermanët kanë nevojë për një fitore, ndoshta me shumë gola, e cila do t’i lejojë ata të kualifikohen, të paktën si skuadra e vendit të dytë.

Në rast të një rezultati tjetër, të ndryshëm nga fitorja, gjithçka varet nga performanca në ndeshjen tjetër të grupit. Nëse “trengjyrëshi” del në barazim, ky rezultat do të jetë i mjaftueshëm për të përparuar më tej në Botëror, teksa gjendja e skandinavëve është identike me atë të gjermanëve (pikë të njëjta dhe të njëjtin golaverazh, por ballafaqimi i drejtpërdrejtë i humbur nga suedezët).

Në mbrëmje, në orën 20:00, do të luhen dy sfidat e fundit në Grupin E. Brazili i trajnerit Tite do të sfidojë Serbinë në Moskë. Me një fitore, “Selecao” do të jetë e sigurtë për t’u kualifikuar, duke eliminuar kombëtaren e Krstajiç. Kjo e fundit, megjithatë, nëse do të ishte e aftë për të fituar tri pikë, atëherë do të dërgonte në shtëpi “Canarinha” dhe vetë do të kualifikohej për në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Në “Nizhny Novgorod”, Zvicra do të sfidojë Kosta Rikën. Helvetët janë një pasazh i sigurt për fazat me eliminim direkt, duke luajtur ndaj amerikano-qendrorëve të eliminuar tashmë. Edhe nëse nuk fitojnë vetë, por e bën këtë Brazili ndaj Serbisë, zviceranët do të kualifikohen për më tej.

Related posts

CUTRONE “HEROI” I SFIDËS/ Kualifikon Milanin në çerekfinale me DOPIETË

Delo.autor

Shok apo armiq, kjo video i tregon të gjitha për Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

Leipzig nuk lejon largimin e Werner, i përmirëson pagën

Q.Autor

Leave a Comment