Futboll Historiku

RUSI 2018/ Goli që “zhbllokon” Botërorin një OGUR I ZI për skuadrat organizatore

Mes spektaklit dhe një organizimi sinjikativ të Rusisë startoi kompeticioni më i madh sportiv në botë. Rusia e cila është munduar të “kurojë” në çdo qelizë këtë ngjarje madhështore , kërkon ti tregojë në sytë e botës seriozitetin maksimal pasi përgjegjsia është e madhe. Përtej ceremonisë dhe përgatitjeve të gjithë vëmendja u fokusua tek sfida mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
E cilësuar si një nga ndeshjet më të dobëta të këtij trofeu, në saj të pozicionit që kanë aktualisht përfaqësueset respektive në renditjen e FIFA-s.

Sfida nisi vrullshëm dhe si pasojë Rusia kaloi në epërsi në minutën e 12′ me autor Gaziski.
Një gol që u shoqërua me festën legjitime të lojtarëve rus por eshe të pranishmit në stadiumin emblematik “Luzhniski”.
E megjithatë goli i parë në çdo botëror stampohet në memorie. Për të gjithë ato që janë supersticioz, rrjeta e parë i realizuar nga përfaqësueset respektive në fund të kopeticionit nuk kanë arritur të ngren lart trofeun. Në botërorin e vitit 2006 edhe pse Gjermania si organizatore shënonte e para duke mundur Kosta Rikën me rezultatin 4-2, nuk mundi të triumfoi pasi u eleminua në gjysëmfunale nga Italia me shifrat 0-2.
Po ashtu ndodhi 4 vite në pas, me Afrikën e Jugut e cila zbllokoi ndeshjen kundër Meksikës me golin e shënuar nga Shabalala, dhe më pas, jo që nuk mundi të fitontë trofeun më të titulluar në glob, por u eleminua duke mos kaluar as fazën e grupeve. Brazili i pritshmërive të mëdha në vitin 2014-të në takimin hapës me Kroacinë arriti të fitonte me rezultatin 3-1 dhe goli i pare ishte një autogol i realizuar nga Marselo.
Goli që u quajt si i tillë u shënua nga Neymar edhe në këtë Kupë Bote organizatorët dështuan të fitonin pasi u shpërtalluan me shifrat 7-1 në gjysëmfinale nga Gjermania e cila nga ana e saj u shpall edhe kampione lër të katërtën herë në histori. Edhe sot Rusia në takimin hapës që i dha jetë trofeut të 22-të në të gjithë historinë e tij arriti të shënontë golin e parë duke ndëshkuar Arabinë Saudite. E megjithatë nuk ka vend për “festë” të madhe duke parë kundërshtarin modest por eshe faktin interesant, pasi siç e theksuam edhe më lart ekipet që zhbllokojnë rezultatin në fund të trofeut më të lakmuar në nivel kombesh nuk ja kanë dal mbanë të fitojnë botërorin.

Përgatit: AlpeNews.al

Related posts

Koke terrorizon spanjollët! Ky ishte fajtori që Spanja dështoi…

Isa.Autor

Bëri gafë në Botëror, por De Gea do të jetë më i paguari në planet

Sadik.Autor

SARRI ARRIN ME SUKSES “GODITJEN” E PARË/ Ja kur mbërrin blerja e bujshme në Torino

Delo.autor

Leave a Comment