Futboll Sport

RUSI 2018/ Kore e Jugut-Meksikë, aziatikët kanë shumë probleme

16 vite më parë, Koreja e Jugut ka qenë një nga vendet pritëse të Kupës së Botës dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ka arritur deri në fazën gjysmëfinale. Ata u kualifikuan me lehtësi nga faza me grupe duke mundur Poloninë dhe Portugalinë. Më pas kanë tronditur botën e futbollit me fitoret e arritura kundër Italisë dhe Spanjës në raundet pasuese para se të ndaleshin nga Gjermania.

Koreanojugorët nuk kanë arritur të luajnë më në ato nivele që nga ajo verë e mrekullueshme. Në ndeshjen hapëse, ata janë mundur 1-0 nga Suedia dhe ajo ka qenë ndeshja e shtatë radhazi pa fitore në një Kupë të Botës për aziatikët. Ata kanë bërë një paraqitje shumë zhgënjyese dhe ylli i ekipit, Son Heung-min, që luan me Tottenham në Premier League, ka bërë një ndeshje anonime.

Të shtunën, Koreja e Jugut do të përballet me Meksikën, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Grupit F. Meksikanët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën botërore pasi kanë mundur 1-0 kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Shifra dhe Fakte
– Koreja e Jugut dhe Meksika kanë marrë nga dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e luajtura kundër njëra-tjetrës.
– Përballja e tyre e vetme në Kupën e Botës ka qenë në 1998-ën, me Meksikën që ka fituar 3-1 në Francë.

– Meksika i ka fituar të tri ndeshjet e Kupës së Botës që ka luajtur kundër ekipeve aziatike (7 gola të shënuar, 2 të pësuar).
– Koreja e Jugut nuk ka arritur të shënojë në asnjë nga dy ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Botës, por nuk kanë luajtur kurrë tri ndeshje radhazi pa shënuar gol në këtë kompeticion.

– Koreja e Jugut nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Botës (2 barazime, 5 humbje).
– Meksika nuk fiton dy ndeshje radhazi në Botëror që nga 2002-shi, kur kanë mundur Kroacinë dhe Ekuadorin në dy ndeshjet e para të grupit atë vit.

– Koreja e Jugut ka pësuar gol në 12 nga 13 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Botës.

Related posts

PAS SUKSESIT TË INTERIT NË DERBI/ Icardi thyhen heshtjen me një postim në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Manchester United do t’i kthejë miliona euro tifozëve nëse…

Delo.autor

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Delo.autor

Leave a Comment