Futboll Sport

RUSI 2018/ Kroacia “likuidon” Nigerinë, pa shumë probleme… (VIDEO)

Kroacia ka fituar 2-0 ndaj Nigerisë duke marrë kryesimin në Grupin C të Kupës së Botës 2018.

Kur u mbush gjysmë ore lojë erdhi goli i parë kur kroatët, të cilët përfituan nga fakti që Oghenekaro Etebo devijoi topin në portën e tij, duke ndalur vrullin e afrikanëve, që ishin të barabartë deri në atë moment të ndeshjes.

Episodi që “vrau” shanset e Nigerisë ndodhi 18 minuta pata fundit, kur gjatë një goditje nga këndi William Troost-Ekong mendoi të kthehej në mundës gjatë një dueli me Mario Mandzukic duke e “detyruar” gjyqtarin të akordojë penallti.

Luka Modric nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave, duke vulosur fitoren 2-0 për ekipin e drejtuar nga Dalic, i cili ka punuar edhe në Shqipëri si trajner i Dinamos.

Pasi u luajtën ndeshjet e para në Grupit C, Kroacia kryeson me tre pikë, Argjentina dhe Islanda kanë nga një pikë, ndërsa Nigeria zero. Në raundin e ardhshëm, Kroacia do të ndeshet me Argjentinën dhe Islanda me Nigerinë.

Related posts

Qazim Laçit i mjaftojnë 4 minuta për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio

Sadik.Autor

Shpëtoi ekipin nga rënia, shpallet lojtari i muajit prill në Premier League

Sadik.Autor

I RRËMBEU PROTAGONIZMIN CR7-ËS TE JUVE/ Can:Nuk ishte mjaftueshëm

Delo.autor

Leave a Comment