Futboll Sport

RUSI 2018/ Neuer e ul në stol, shpërthen Ter Stegen: Është një situatë zhgënjyese

Marc-André ter Stegen tashmë e di se sezoni i tij i madh me Barçën nuk e ka ndihmuar të jetë “pronar” i portës së kombëtares gjermane në Kupën e Botës së Rusisë. Joachim Löw tashmë e ka informuar atë se titullar do të jetë Manuel Neuer, edhe pse portieri i Bayern Munich kishte gati nëntë muaj me lëndime, pa luajtur, derisa u rishfaq në miqësoren e fundit në Austri (e humbur 2-1).

“Gardiani” i Barcelonës e pranon vendimin e trajnerit të tij me sportivitet, por nuk e fsheh trishtimin: “Kur keni luajtur gjithë sezonin dhe keni pasur gjithmonë një nivel të lartë, kjo është një situatë zhgënjyese”, – komentoi ai nga grumbullimi i ekipit kombëtar gjerman në qytetin italian të Appiano, edhe pse duke e bërë të qartë se “do të përpiqet të jetë një ndihmë për Manuel Neuer”.

Ter Stegen ka qenë titullar i portës së Gjermanisë në shumicën e ndeshjeve kualifikuese. Gjithashtu, ai ka luajtur në Kupën e Konfederatave, teksa trajneri Joachim Low e ka lavdëruar publikisht: “Është tepër i pjekur. Shumë i qëndrueshëm. Nëse bën një gabim, kjo nuk do të ndikojë tek i. Ter Stegen e ruan nivelin e lartë sportiv”. Por, kur Kupa e Botës arriti dhe Manuel Neuer ka qenë në dispozicion, ndërkohë që trajneri Low nuk ka hezituar t’i besojë kuadratin e kampionëve të botës në fuqi, në Botërorin e kësaj vere.

Related posts

Shënohet super gol në ndeshjen Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid

Q.Autor

Luftëtari në formë, gati për sprintin drejt Europës

Sadik.Autor

ZBULOHET SHPËRBLIMI PËR FAZËN KUALIFIKUESE/ Ja përfitimet e skuadrave shqiptare në Europa League

Delo.autor

Leave a Comment