Futboll Sport

“Rusi 2018” pranë rekordit negativ! Gjithçka fantastike, por jo golat…(STATISTIKA)

Pas 19 ndeshjeve të para të këtij Botërori, njëra prej statistikave që ka rënë më shumë në sy është numri i vogël i golave të realizuar, vetëm 44 gola që prodhojnë mesataren prej 2.32 gola për ndeshje. Bëhet fjalë për një statistikë shumë negative, edhe pse në dritë të fakteve, këto 19 ndeshje përfaqësojnë 30% të ndeshjeve totale të të gjithë eventit, ose më saktë një kampion të konsiderueshëm që përfaqëson këtë mesatare negative, një nga më negativet në të gjithë historikun. Vetëm në tre edicione kjo mesatare ka qenë më e keqe.

Duhet theksuar fakti se 11 nga këta 44 gola, ose 25% e totalit të golave janë realizuar në dy ndeshje. Kjo nënkupton se pa ndeshjet Rusi-Arabi Saudite dhe Portugali-Spanjë, mesatarja e golave për ndeshje në këtë Botëror do të ishte vetëm 1.94 gola në ndeshje, konsiderueshëm poshtë minimumit historik.

EdicioniGola
të realizuar
Mesatarja
gol/ndeshje
19541405,38
1938844,67
1934704,12
1950884,00
1930703,89
19581263,60
1970952,97
19821462,81
1962892,78
1966892,78
19941412,71
19781022,68
19981712,67
20141712,67
1974972,55
19861322,54
20021612,52
2018442,32
20061472,30
20101452,27
19901152,20

 

Mesatarja e golave/ndeshje të shënuar në çdo Botëror, në fazën me 8 Grupe

EdicioniGola
të realizuar
Mesatarja
gol/ndeshje
20141362,83
20021302,71
19981262,63
20061172,44
2018442,32
20101012,10

 

Related posts

Ruggeri: Messi nuk duhet të luajë më për Barçën, por të nisë punën për Kupën e Botës

Sadik.Autor

TALENTET/ Juventus-Inter: Një duel mjaft “i nxehtë” edhe në MERKATO

Isa.Autor

GJYQTARI MERR VENDIMIN SKANDALOZ/ Mesfushori Nani ndëshkohet me karton të kuq dhe “shpërthen” në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment