Cudirat e Boterorit Futboll Sport

“Rusi 2018″/ Yjet e botës kthehen në imazh të KUKULLAVE të famshme ruse

Kukullat Matryoshka janë një nga simbolet më të njohura të Rusisë dhe shumë tifozë të cilët kanë udhëtuar drejt tokës ruse për të ndjekur nga afër kombëtaren e tyre pritet të mos i rezistojnë blerjes së tyreve. Të parët që u panë në praninë e këtyre kukullave janë yjet e kombëtares së Brazilit. “Selecoa” zhvilloi një stërvitje me dyer të hapura, ku të pranishëm ishin dhe fëmijët e lojtarëve.

Yjet e Brazilit, duke përfshirë mbrojtësin e Real Madridit Marcelo, u panë të pushonin me të rinjtë në fushë, në bazën e ekipit të Soçit, me një fëmijë që luante me kukulla tradicionale ruse.

Kukullat Matryoshka, të cilat paraqesin një sërë figurash prej druri me përmasa të zvogëluara të vendosura brenda njëri-tjetrit do të jetë një blerje e pa refuzueshme për shumë nga tifozët në Rusi këtë verë.

Në kuadër të kësaj, prodhuesit e këtyre artikujve kanë theksuar që ata janë të përgatitur mirë për Kupën e Botës duke pikturuar dhjetra imazhe të futbollistëve pjesëmarrës. Kjo përfshin yllin e Anglisë Harry Kane, i cili kur u pyet për ngjashmërinë e tij të përshkruar në disa nga kukulla tha se e bënin atë të duket “pak topolak”.

Ylli i Anglisë tha se ishte i etur të merrte në Angli disa prej kukullave.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një asist fantastik Angelino, Haidara ndëshkon Manchester United me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

DUELI NDAJ DONALD CERRONE/ McGregor deklaroi se do të fitojë 80 mln dollarë, vjen reagimi i Dana White

Delo.autor

ZYRTARE/ “Katalanasit” humbasin një tjetër “xhevahir”, Getafe e “rrëmben” për 6 milionë euro!

Delo.autor

Leave a Comment