Futboll Sport

Salah ka dy arsye të forta për të qenë në fushë sot

Ka qenë padyshim një prej futbollistëve më të ndjekur gjatë muajit të fundit. Keqardhja për dëmitimin në finalen e Ligës së Kampioneve dhe shpresa për t’u rikuperuar në kohë për Botërorin, kanë qenë të lidhura me emrin e Mohamed Salah.

Sulmuesi egjyptian që shkëlqeu në këtë sezon në Liverpool dhe Evropë, duket se është gati për të startuar Botërorin, që në ndeshjen e parë ndaj Uruguajit. Konfirmimi erdhi nga trajneri Kuper një ditë më parë, por edhe vetë futbollisti ndihet mirë dhe nuk kërkon ta humbasë këtë ndeshje.

Por nuk është vetëm gëzimi i premierës në Botëror, Mohamed Salah sot feston edhe ditëlindjen e tij të 26, e cila ndër të tjera përkon edhe ditë e Shënjtë të Bajramit të Madh. Ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjerë të Egjyptit, Mohamed Salah ka qenë shumë strik në muajin e Ramazanit, pavarësisht problemeve që kishte me dëmtimin.

Nga viti 2011, Mohamded Salah numëron 57 ndeshje me Egjyptin dhe 33 gola të shënuar

Related posts

EFEKTI FINANCIAR/ Mesi, një minierë ari për PSG-në edhe pa luajtur

Delo.autor

ZIDANE MERR LAJMIN E MIRË/ Përmirësohet gjendja e Real Madrid, rikthehen dy të dëmtuarit…

Delo.autor

DANEZI MAGJIK/ Eriksen shpëton Tottenham, Pochettino shkruan historinë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment