Futboll Sport

Serbia mposht me goleadë Bolivinë, fitojnë Australia e Maroku

Pas humbjes ndaj Kilit, Serbia kundërpërgjigjet duke mposhtur me goleadë Bolivinë në testin e fundit miqësor përpara startit të Botërorit Rusi 2018. Kombëtarja ballkanase shkëlqeu në sfidën e zhvilluar në Graz të Austrisë duke mposhtur me shifrat 5-1 përfaqësuesen amerikano-jugore. Serbët e drejtuar nga trajneri Krstajic shënuan plot 4-herë në pjesën e parë me sulmuesin Mitrovic që realizoi dy herë, Adem Ljajic dhe kapitenin Branislav Ivanovic.

Në fillimin e fraksionit të dytë Bolivia shkurtoi shifrat me golin e Campos, përpara se Mitrovic të kompletonte pasditen e tij me perfekte me golin e 5-1 dhe të tretin personal. Serbia bën pjesë në grupin E sëbashku me Brazilin, Kosta Rikën e Zvicrën.

Në miqësoret e tjera Australia mposhti 2-1 Hungarinë brenda në Budapest, ndërkohë që Maroku kaloi me shifrat 3-1 Estoninë në Talin në një sfidë ku gjetën rrugën e rrjetës dy nga yjet e përfaqësues afrikane Belhanda dhe Ziyech.

Related posts

VETËM BARAZIM ME BOSNJËN/ Mancini: Na mungoi shkëlqimi…

Delo.autor

NË FUSHË LAÇI, TEUTA E KUKËSI/ Tre ekipet shqiptare luajnë sot në turin e parë të Europa League

Delo.autor

REAL MADRID I DYZUAR/ Mesfushori Ceballos: Nuk e di të ardhmen time!

Delo.autor

Leave a Comment