Futboll Sport

Shqiptari “ÇMEND” serbët në Vjenë, shikoni çfarë u bë me flamurin kuq e zi (VIDEO)

Humbja 1-2 me Zvicrën i zhgënjeu fort tifozët e Serbisë, sidomos pasi Shaqiri e Xhaka festuan duke bërë shenjën e shqiponjës dykrenare.

Në njërin prej kryeqyteteve të Europës ku jetojnë më shumë serbë, në Vjenë të Austrisë, ka ndodhur një skenë e pazakontë. Në njërin prej lokaleve të lagjes Otakring, ishin mbledhur rreth 200 tifozë me flamuj të Serbisë, përcjellë GazetaMetro.net

E as në Vjenë ata nuk i ndalën koret raciste që bëjnë thirrje për veprime çnjerëzore. Në videon e mëposhtme, shihen këta tifozë duke kënduar “mbyte, mbyte, mbyte shqiptarin …”.

Në ato momente pranë lokalit me veturë kaloi një shqiptar. Ai e ndali veturën midis rrugës, nxori flamurin kuq e zi dhe u doli përpara e ua hapi para syve.

Ndërhyri policia austriake që e detyroi të kthehej në veturë, ndërsa nga pas i sulen tifozët e egërsuar serbë. Sidoqoftë, me intervenimin e policisë, tifozët serbë u kthyen mbrapsht.

Kliko këtu: https://video.gjirafa.com/metro?video=shqiptari-u-del-para-200-serbeve-me-flamur-kuq-e-zi-ne-vjene

 

 

Related posts

“SAN SIRO” I TEJMBUSHUR/ Shqetësim i madh para ndeshjes Inter-Juventus, ja arsyeja alarmuese

Delo.autor

DUELI NË DISTANCË/ “I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Isa.Autor

Milani kërkon Andrea Bellotin/ Kalinic drejt largimit nga “Kuqezinjët”

Sadik.Autor

Leave a Comment