Futboll Sport

Southgate: Do të shihni një Angli që nuk e keni parë ndonjëherë

Greth Southgate gjithmonë ka besuar se Anglia mund të luajë një lojë dominuese, me pasime të shkurtra në skenën më të madhe të futbollit – tani ekipi i tij duhet ta vërtetojë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës ndaj Tunizisë të hënën.

Southgate e ka sjellë Anglinë në Rusi me një stil të dukshëm loje, duke vendosur të përdorë skemën 3-1-4-2.

“Mendoj se lojtarët duan të luajnë futboll dominues duke mbajtur topin,” shprehet Southgate në prag të ndeshjes së parë.

“Ekipi ka një uri për të ushtruar presion dhe të rifitojë topin. Ata duan të luajnë futboll të guximshëm.

“Mendoj se historia mund të na mësojë për të parë se ku kemi gabuar në të shkuarën. Por e shkuara nuk duhet të na rëndojë pasi jemi një grup i freskët.

“Ky ekip po i sheh gjërat në një mënyrë ndryshe, duke u munduar të luajë ndryshe. Kemi lojtarë më të mirë teknikisht.

“Kemi entuziazëm dhe duam të ecim sa më larg.”

Related posts

RREGJISTRON REKORD PAS REKORDI/ Lukaku vazhdon të shkruajë historinë me Inter

Delo.autor

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFORD”/ Drejtuesit e Manchester United kanë një propozim për Pogban

Delo.autor

HYSAJ TREMB STAFIN DHE EDY REJAN/ Ja çfarë ka ndodhi me mbrojtësin gjatë grumbullimit të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment