Futboll Sport

SPECIALE/ Panucci “ngel” në klasë; Kombëtarja mendon për “provimet e vjeshtës”

Turp, frikë, poshtëruese, këto ishin fjalët me të cilën mund ta përshkruaje miqësoren e kombëtres shqiptare në duelin me Ukrahinën. E paimagjinueshme sesi një skuadër e cila filozofinë e saj e niste gjithmonë duke mbrojtur katandiset në këtë situatë alarmante ku askush nuk ka më besimin se mund të ringrihet në nivele konkuruese. Me Kosovën dhe së fundmi me Ukrahinën kemi pësuar 7 gola, ku për hirë të së vërtetës nëse kundërshtarët do të ishin treguar më pragmatist rezultatet mund të ishin kthyer pse jo tenistik.

Pas kësaj “katrahure sportive” të cilën ka përshkruar kuqezinjtë të gjithë kemi kryqëzuar teknikun Christian Panucci i cili në fakt nuk po implementon se duhet idet e tij duke dështuar keqazi.
Përtej përgjegjsisë së trajnerit, cilat janë faktorët e tjerë të cilet kanë ndikuar dhe si pasojë kanë prodhuar kët “humnerë” sportive në rezultatet e marra së fundmi nga ekipi kombëtarë!

Një fakt për tu diskutuar është se ka shumë futbollistë që kanë luajtur rregullisht në formacionin titullar që momentalisht janë dëmtuar. E kam fjalën për Grezden, Agollin, Strakoshën, Sadikun, Xhakën apo edhe Abrashi etj.Gati një formacion i cili ka ndihmuar ekipin kombëtarë në objektivat e viteve të fundit.

Një nga repartet që vuan shumë është padyshim mbrojtja dhe nëse i bën një analizë të thjeshtë kuptohen shkaqet. Largimi i Lorik Canës la një boshllëk të madh në kombëtare, përtej të qënit kapiten dhe lider në skuadër. Aktivizimi me pikatore i Mergim Mavrajt dhe Vederik Veselit apo edhe lojtarëve si Memolla natyrisht që i kanë dhën efektet e tyre negative.

E megjithatë rezultatet e marra janë të pajustifikuara në saj të mënyrës sesi kanë ardhur. Të mundesh nga Kosova mund të ishte diçka e pranueshme por të humbasësh me shifrat 3-0 pa treguar shenja jete është e frikshme. Ukrahina ndërkoh e ktheu në seancë stërvitore takimin miqësor duke krijuar një mori rastesh ku golat u shënuan si një lojë fëmijësh.

Ndoshta me miqsoret do të këtë ikur edhe kjo hije e zezë që ka kamufluar kuqezinjtë dhe stafin drejtues pasi ndodhemi vetem pak muaj nga nisja e evenimentit Nacional League ku ekipi ynë kombëtrë do të marri pjesë.

Me ose pa Panuccin diçka duhet të lëvizë për të mos cuar në “erë” të gjithë atë çfarë kemi krijuar vitet e fundit në epokën “De Biazi”.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

RRËFIMI TRONDITËS: Më përjashtuan nga Argjentina, prej Messit (njihuni me anën e errët të “pleshtit”)

Isa.Autor

“IBRAHIMOVIC TË MBUSH KOKËN ME…”/ Maldini zbulon paraskenën për blerjen e yllit suedez

Delo.autor

NDEZIN ANKANDIN E MERKATOS/ Pep dhe Zidane, gati të sfidohen për yllin 120 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment