Futboll Seria A Sport

Të çmendur pas talentit të Serisë A, nis ankandi për sulmuesin “azzurr”

Është vetëm 20 vjeç, ka shkëlqyer në Serinë A me Fiorentinën, ku në 63 ndeshje ka realizuar 9 gola, ndjekur gjurmët e babait të tij. Aq sa të grumbullohet edhe në kombëtaren “azzurre”, ku pritet të ketë një fanellë prej titullari. Ai është Federico Chiesao, djali i futbollistit Enrico Chiesa, që këtë verë pritet të jetë protagonist në merkaton mes shumë të rinjve si Mbappe e Dembele.

Ofertat në adresë të Chiesa nuk kanë munguar, ku e para që bëri hapin e madh për ta marrë ishte Roma, duke ofruar 40 milionë euro si dhe sulmuesin El Shaarawy, por pa sukses. Më pas tentoi Napoli, duke ofruar 50 milionë euro edhe një lojtar, por edhe kjo ofertë u refuzua nga klubi “vjollcë”. Por edhe skuadra të tjera italiane si Inter dhe Juventus synojnë të marrin talentin e Fiorentinës.

Chiesa ka një kontratë me Fioprentinën deri në vitin 2022, nga e cila përfiton rreth 2 milionë euro për sezon (bashkë me bonuse), shumë që natyrisht do të rritet këtë verë në rast se lojtari do të gjejë një skuadër tjetër. Për këtë arsye ka nisur një ankand për të marrë lojtarin, në të cilin janë përfshirë edhe ekipet “big” të Europës si Liverpool, Manchester United e Manchester City, që kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit.

Related posts

VIDEO/ UEFA zgjedh golin më të bukur në Champions League

Q.Autor

Maradona: Me këtë Argjentinë, Messi është si një karrocë dore në kalldrëm…

Isa.Autor

Interesimi i Chelseas për Giroud, Arsenali cakton çmimin e tij

Q.Autor

Leave a Comment