Futboll Seria A Sport

“TËRBOHET INTERI”/ Futbollisti zikaltër largohet ZYRTARISHT nga italianët

Tifozët e Interit tani mund të marrin frymë lirisht. Yuto Nagatomo mund të quhet plotësisht një futbollist i Galatasarayt, pasi mes klubit turk dhe zikaltërve, është arritur akordi për transferimin.

Galatasaray do të paguajë 3 milionë euro për të marrë anësorin japonez, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet vetëm pasi Nagatomo të përfundojë angazhimin në “Rusi 2018” me Japoninë.

Nagatomo luajti në huazim te Galatasaray, në periudhën Janar-Maj, duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira dhe duke i bindur të gjithë.

Ishte pikërisht trajneri Fatih Terim, ai që shtyu më shumë te drejtuesit e klubit të Galatasarayt, për të bërë të mundur transferimin e Nagatomos në Stamboll.

Related posts

FITOJNË NË “CAMP NOU”/ Dembele dhe Messi çertifikojnë pushime kryesuesish për klubin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që luan këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm

Delo.autor

Suedia u mund në mënyrë dramatike, trajneri Andersson gjen zgjidhje

Sadik.Autor

Leave a Comment