Futboll Sport

Tifozët iranianë lënë pa gjumë Ronaldon që të fitojnë ndeshjen (VIDEO)

Tifozët iranianë kanë bërë më të mirë e tyre për të lënë jashtë lojës Cristiano Ronaldon, një natë para ndeshjes së rëndësishme Iran-Portugali që do mbahet mbrëmjen e së hënës.

Kapiteni i Portugalisë ka qenë në super-formë në Rusi duke shënuar katër gola dhe aktualisht është i dyti në garën për Këpucën e Artë, pas Harry Kane.

Dhe ndërsa Irani po shpreson që të largojë Ronaldon dhe Portugalinë nga Kupa e Botës në përballjen e tyre në Arena Mordovia të hënën, tifozët kanë vendosur që të privojnë yllin e futbollit dhe shokët e tij nga gjumi.

Tifozët iranianë janë mbledhur jashtë hotelin ku janë akomoduar futbollistët portugezë në Saransk një natë para ndeshjes finale të grupit dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe e të këndojnë.

Videot e publikuara në YouTube tregojë tifozët duke i rënë daulleve dhe borive në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Duket se plani i tyre ka funksionuar, pasi Ronaldo është shfaqur në dritaren e hotelit duke i bërë me shenjë që të pushojnë pasi duhet të flejë gjumë.

Related posts

“TËRBOHET PEREZ”/ Sulmuesi i REALIT ia thotë njerëzve të afërt: Dua të IKI tek PSG-ja ose…

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ “SHIJAKASVE”/ Ish-drejtori i Vllaznisë: Dikur fitonim me të rinjtë në mes të dhunës (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Kuqezinjtë” shpërthejnë në festë, sulmuesi Broja ndëshkon Hungarinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment