Futboll Seria A Sport

Tifozët zikaltër në festë/ Mesfushori belg shumë pranë Interit

Transferimi i mesfushorit belg Radja Nainggolan nga Roma te skuadra e Interit, për t’iu bashkuar trajnerit Luciano Spalletti, si dikur, po bëhet edhe më konkret. Orët e fundit mësohet se palët kanë rënë dakord që lojtari të veshë fanellën zikaltër sezonin e ri, por me një kusht, që përveç parave “cash” skuadra e Interit të përfshijë në këtë transferim edhe një lojtar. Skuadra zikaltër po mendon të përfshijë në këtë marrëveshje një lojtar ndërmjet Vecino, Candreva dhe Joao Mario, por drejtuesit e Romës synojnë një lojtar nga skuadra e të rinjve, si Bettella dhe Pompetti.

E rëndësishme është se Nainggolan është dakord që të punojë sërish me trajnerin Spalletti, si dikur te Roma, ndërkohë që klubi verdhekuq synon të largojë mesfushorin 30-vjeçar për të afruar disa lojtarë të rinj sezonin e ardhshëm. Edhe trajneri i Interit asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për lojtarin belg, që synon një aventurë të re. Roma kërkon 40 milionë euro, ndërsa Inter ofron 25 milionë dhe një lojtar, ndaj diferenca është ende e madhe, gjë për të cilën janë duke punuar palët. Nga ky transferim Nainggolan do të përfitojë 4,5 milionë euro, në sezon duke nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta, Durrsakët me 10 lojtarë. Bicaj ndëshkohet me karton të kuq

Delo.autor

Leicester shënon 2 gola të shpejtë ndaj Huddersfield, Mahrez rikthehet tek goli

Q.Autor

PIKETOJNË PËRFORCIMIN E RADHËS/ Bavarezët gati 100 milionë euro për yllin e Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment