Futboll Sport

Tirana “pazar” në Gjirokastër, ofertë zyrtare për mesfushorin

Tirana i bën ofertë zyrtare mesfushorit të Luftëtarit, Albano Aleksi. Burime të “Panorama Sport” pranë lojtarit dhe klubit bardheblu, treguan dje se palët kanë diskutuar që në muajin e kaluar për një transferim të mundshëm të 25- vjeçarit fierak drejt Tiranës.

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së drejtuesve kryeqytetas, gjithçka është stopuar për faktin se Luftëtari nuk e lë të lirë Aleksin. Madje, në klubin gjirokastrit po bëjnë llogari të tjera, pasi për mesfushorin ka disa oferta nga ekipe jashtë Shqipërisë dhe do të shikohet mundësia e shitjes për një vlerë të kënaqshme. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo. “Asnjë nga lojtarët e Luftëtarit nuk ka shans të iki në klubet brenda vendit.

Prej muajsh menaxherë të huaj po vëzhgojnë lojtarët tanë dhe nuk është sekret tashmë që për Aleksin, Rrocën etj., kanë ardhur oferta. Ne do të negociojmë për shitjen e tyre vetëm me klube jashtë Shqipërisë”, ka thënë Tavo. Ndërkohë, Aleksi prej tre sezonesh është një titullar i padiskutueshëm me fanellën bluzi, por edhe pse mund të jetë joshur nga oferta e bardhebluve, është nën kontratë me Luftëtarin deri në verën e vitit 2019.

Related posts

(VIDEO) Pritja e viti në Spanjë, portieri “fluturon” dhe më pas bën të pamundurën

Q.Autor

E BUJSHME/ Suarez mendon largimin nga Barcelona, mund të rikthehet te Liverpooli

Delo.autor

MOMENTI I GOLIT TË SHAQIRIT/ Shikojeni reagimin e këtij tifozi në karrocë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment