Futboll Sport

Trajneri i Egjiptit, kritikon ashpër Ramosin: A mos jeni…

Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, e ka mbrojtur sulmuesin Mohamed Salah pas talljes së Sergio Ramosit me reagimet ndaj ndërhyrjes së tij në yllin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.

Salah, fituesi i Këpucës së Artë në Premierligë, e dëmtoi krahun pas një dueli me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e muajit të kaluar, duke e tronditur gjithë Egjiptin para Kupës së Botës.

Duke u përgatitur për Botërorin Rusia 2018, mbrojtësi i Spanjës Ramos pohoi se Salah ka mundur të vazhdonte lojën sikur të merrte një injeksion, derisa i talli “Të kuqtë” për justifikimet.

Megjithatë, Cuper beson se Salah do ta kishte vazhduar ndeshjen sikur të mos lëndohej,

“Unë nuk jam doktor, nuk e di nëse Ramosi është doktor. Salah luajti në finale dhe u lëndua”, tha Cuper.

“Nuk kam asnjë dyshim se Salah do ta vazhdonte ndeshjen sikur të mundte, sepse finalja e Ligës së Kampionëve është e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Related posts

BARCELONA RIHAP SFIDËN/ “Pleshti” me një top fantastik, Suarez nuk fal Leganesin (VIDEO)

Delo.autor

“PROJEKTI IM NUK KA NDRYSHUAR KURRË”/ Conte: Mediokritetit i bashkon të gjithë, unë e luftoj dhe…

Delo.autor

SERIE B/ Basha largohet nga Bari, kapitenit nuk i ofrohet rinovimi

Sadik.Autor

Leave a Comment