Futboll Sport

Transferimi i Myrto Uzunit? Te Laçi e bëjnë të qartë!

Laçi nis sot nga puna. Bardhezinjtë prej orës 18:00 do të zbresin në fushën e blertë nën urdhrat e trajnerit të ri Besnik Prenga. Javën e ardhshme kurbinasit mësojnë emrin e kundërshtarit në kualifikueset e  Europa League, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të përforcuar ekipin me lojtarë në çdo repart. Mbrojtja mbetet një repartet që duhen plotësuar menjëherë me lojtarë, pasi janë disa lojtarët e larguar nga ky repart. Gjithashtu edhe për sulmin kërkohet një futbollist për të zëvendësuar Reginaldo-n.

UZUNI – Një nga lojtarët që spikati sezonin e kaluar ishte beratasi Myrto Uzuni. Sulmuesi anësor ishte autor i dhjetë golave në kampionat dhe i disa asistove, çka ka zgjuar interesimin e klubeve të huaja. Laçi vjet ka shpenzuar për kartonin e tij, teksa ka paguar rreth 20 mijë euro tek Apolonia për ta bërë tyrin. Kontrata e 23-vjeçarit është e vlefshme edhe për tre sezone të tjera, ndaj kushdo qe e do Uzunin duhet të bëjë ofertën e duhur në klubin kurbinas.

Prej kohësh flitet për oferta, por në fakt deri më tani ato janë bërë nga palë të treta dhe jo zyrtarisht nga klubet. Te Laçi mirëpresin çdo ofertë zyrtare, në mënyrë që ta shqyrtojnë dhe të japin një përgjigje. Panionios ka bërë një propozim dhe u intereson Uzuni, por kurbinasit në krahun tjetër kanë pretendimet e tyre. Gjatë kësaj periudhe drejtuesit kanë pasur biseda të ndryshme për të ardhmen e lojtarit të tyre, por pa patur diçka konkrete dhe sigurisht një ofertë të kënaqshme, nuk mund të ketë një vendim për shitjen e tij. Para ndeshjeve të Europa League zor se do të ketë ndonjë lëvizje të sulmuesit.

Related posts

Legjenda e basketbollit amerikan/ Kobe Bryant rrëfen sekretet e tij në një libër

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Tashmë nuk ka më dyshime, Barcelona kurorëzon ëndrrën e madhe të merkatos

F.autor

Xavi: Dua që Spanja të fitojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment