Futboll Premier League Sport

U kritikua ashpër/ Mesut Ozil thyen heshtjen duke thënë se Gjermania duhet…

Fantazisti i Arsenal-it ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij pas skualifikimit të Gjermanisë në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë. Humbja 2-0 kundër Koresë së Jugut bëri që ata ta mbyllnin në vendin e fundit në Grupin F vetëm me një fitore.

Ozil ishte në formacionin bazë në humbjen kundër Meksikës, ndërsa u ul në pankinë për fitoren 2-1 kundër Suedisë. Dhe numri 10 më në fund ka thyer heshtjen e tij duke qartësuar se i “duhet koha e nevojshme për të meduar më gjerë”.

Nëpërmjet Instagram-it ai shkroi: “Të largohesh nga Kupa e Botës pas fazës së grupeve dhemb shumë. Ne nuk ishim mjaftueshëm mirë. Më duhet kohë që të mendojë për të”.

Ndërsa fansat sinjalizuan se Ozil dhe Sami Khedira ishin dy lojtarët që në mënyrë të veçantë zhgënjyen shumë në Rusi. Ozil u përplas me një grup tifozësh, por ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu zënkën me yllin që vlerësohet 350 mijë paund në javë në “Emirates”.

Dhe në këtë tymnajë trajneri i Gjermanisë Joachim Loë shtoi se performanca e Ozil ishte një zhgënjim i madh. Ai tha: “Për shkak të një numër dënimesh dhe dëmtimesh, ne duhet të bëjmë ndryshime. Në vitin 2014 dhe 2017 ishte gjithashtu çështje, ndodhin”.

“Një ekip nis që të lëvizë me vonesë në një turne, kështu që duhet të marrësh disa lojtarë që të shkojë çdo gjë lehtësisht. Nuk ishte vetëm Ozil, një numër i lojtarëve të tjerë nuk performuan ashtu siç duhet të bënin normalisht, por unë thash që ishte një ekip i mirë”.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ As Perezi e as Agnelli, ja kush e udhëhoqi krijimin e Superligës

F.autor

MANCHESTER CITY-WOLVES/ Guardiola kërkon fitoren e radhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ “Durrsakët” shpërthejnë në festë, sulmuesi Plaku ndëshkon Inter Escaldes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment