Futboll La Liga Sport

U shfaq me një “LOOK” të ri/ Ja çfarë thotë Ronaldo për mjekrën e tij…

Katër gola në dy ndeshje dhe në të dyja rastet fitues i çmimit “Lojtari i ndeshjes”. Cristiano Ronaldo do kalon një periudhë fantastike, me portugezin që po jep maksimumin për të përsëritur një sukses me kombëtaren Luzitane, pas asaj në Europianin, Francë 2016. Por kush është ajo që po i jep fat?

Pas ndeshjes kundër Marokut, ku ishte autori i golit të vetëm të Portugalisë, ai zbuloi se mjekrra e tij e re ishte pjesë e një shakaje me Ricardo Quaresma-n, megjithatë mendon se e njëjta po i sjell fat, për çka nuk do ta heq deri në fund të Botërorit.

“Nuk me intereson shumë rekordi, gjëja më e rëndësishme ishte fitorja për të mbetur në situatë të mirë për të kaluar grupet. Maroku luajti shumë mirë, por ne fituam 3 pikë dhe jemi afër kalimit në fazën tjetër”-tha fillimisht Ronaldo.

Pas kësaj, futbollisti më i mirë në botë sqaroi për mjekrrën e tij.

“Kjo ishte një shaka që kisha me Quaresma-n. Ishim në saunë dhe tek sa po rruaja mjekrrën më kishte mbetur edhe pak, pas çka i thashë atij se nëse shënoj kundër Spanjës, do ta lë atë deri në fund të Kupës së Botës. Rezultoi të jetë me fat, pasi shënova edhe kundër Marokut, kështu që do ta lë deri në fund”,-tha Ronaldo.

Në ndeshjen e fundit të grupit B, Portugalia do të përballet me Iranin. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Portugalia dhe Spanja kanë nga 4 pikë, Irani 3, ndërsa Maroku është pa asnjë pikë.

Ndërkohë me golin e shënuar në minutën e katërt në ndeshjen kundër Marokut, Ronaldo hyri në historinë e futbollit evropian. Më saktësisht, me 85 golat në fanellën portugeze, ai u bë golashënuesi më i mirë evropian në garat e kombëtareve. Në listën botërore, vetëm iraniani Ali Daei, ka shënuar më shumë, gjithsej 109 gola.

Related posts

“UNË DO TË FITOJË DHE TI…”/ Ja fjalët e Ronaldos drejtuar Pepes gjatë ndeshjes Juventus-Porto (VIDEO)

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” dyfishojnë epërsinë, shënon Young

Delo.autor

STATISTIKA INTERESANTE/ Gol pas 123 sekondash, sulmuesi Dybala e nis me rekord

Delo.autor

Leave a Comment