Futboll Sport

Xhemaili: Duhet të kisha shënuar edhe unë, kemi më shumë besim

Ndonëse nuk shënoi, Blerim Xhemaili zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë për Zvicrën në fitoren me përmbysje 2-1 ndaj Serbisë, edhe pse iu afrua disa herë golit. Mesfushori ishte një nga ata që harxhoi më tepër energji, duke fituar shumë duele në mesfushë. Xhemaili e pranoi se duhet të kishte shënuar një gol, por theksoi se mbi gjithçka rëndësi kishte fitorja. Në përfundim të takimit mesfushori me origjinë shqiptare u shpreh për “SRF” se kjo ishte një fitore tepër e rëndësishme, me Zvicrën që ka hedhur një hap të madh drejt kualifkimit për në turin tjetër të Kampionatit Botëror.

“Mendoj se me përjashtim të 15’ minutave të para, kemi zhvilluar një ndeshje vërtet të mirë. Edhe njëherë treguam karakter të fortë. Kjo tregon se çfarë fshihet pas kësaj skuadre. Gjatë pushimit nuk ishim të kënaqur, ku kishte edhe përleshje verbale. Gjithashtu edhe unë sigurisht duhet të bëja një gol. Më vjen keq që nuk arrita të shënoj, por besoj, se fituam shumë vetëbesim pas kësaj fitoreje. Kështu mund të shkojmë shumë lart”, u shpreh mesfushori i Zvicrës. Tani helvetët janë shumë afër kualifikimit, pasi për të kaluar në raundin tjetër i mjafton vetëm një barazim.

Related posts

SHËNOI SUPER GOL/ Ja çfarë thotë Messi pas fitores

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Korea Jugut- Meksikë

Sadik.Autor

KUJTON MAKTHIN/ Milik: Nuk ia uroj askujt atë që kam kaluar te Napoli

Delo.autor

Leave a Comment